niti - perhapja dhe shtrirja territoriale e perralles

ROCK NITI
perralla "koha dhe dashuria"
perrala "Djali gjahtar"
perralla "Njeriu dhe fytyr' e vet"
tregime te moqme shqipëtare
cikli i kreshnikeve fuqija e mujit
cikli per kenget e kreshnikeve
kenget e kreshnikeve vajtimi i ajkunes
kenget e kreshnikeve martesa e halilit
kenget e kreshnikeve omeri i ri
kenget e kreshnikeve muji e vret pahun harambashin
kenget kreshnike mejdani i mujos me balozin
perhapja dhe shtrirja territoriale e perralles
diqka me shum rreth kreshnikeve
qfar kan kuptim kenget kreshnike
koment per kenget kreshnike
kenga kreshnike e doqines (dorentines)
kenga kreshnike vajtimi i ajkunes
Naim Frasheri
legjenda shqipetare "gjasht e gjasht dymbedhjete"
legjenda e "gjergj markut"
legjenda eGgjergj Elez Alise
legjenda "e bija e henes dhe e diellit"



 
1. Perhapja gjeografike, kerkimet dhe studimet.


Kryesisht trojet veriore te banuara prej shqiptareve, sidomos mbi lumin Drini: Nga bregdeti veriperendimor deri ne krahinat verilindore, duke perfshire Krajen, Malesine e Madhe, Dukagjinin, Nikaj - Merturin, Malesine e Gjakoves etj.

Kenge te ketij cikli kendohen dhe ne jug te Drinit, sidomos ne Puke, Lume e Diber. Ndonje subjekt haset dhe ne Lezhe, Kruje dhe krahinat veriore te Elbasanit e te Librazhdit. Nepermjet malesoreve, te zbritur qe nga fillimi i ketij shekulli e ketej, si edhe te kosovareve te shperngulur, ato kane ardhur deri ne rrethet Elbasan, Durres, Lushnje e Fier. Dhe sot e kesaj dite aty jeton nje cikel i gjere poetik, sa i lashte e madheshtor nga ana ideore e artistike, aq edhe kompleks e kompakt. Ne shkence ai njihet me emertimin eposi i kreshnikeve2 ose cikli i Mujit dhe i Halilit3, kurse ne popull - kenge kreshnikesh, kenge te Mujit e te Halilit, kenge te moçme trimash, kenge lahute4 etj.

Ky epos, qe perben nje pjese te rendesishme te epikes legjendare shqiptare ne pergjithesi, jeton jo thjesht si nje relikt i nderuar dhe i çmuar etno - kulturor, por kryesisht per mesazhin e madh qe sjell - rezistencen ne emer te lirise, te se drejtes e te dinjitetit, - si dhe per vlerat e larta artistike. eshte mjaft ekoluente bindja e thelle e malesoreve se "Kanget e kreshnikeve e burrnojne njerin, e bajne trim, i shtien zemer te duroje plumbin, gjakun lufterat ku tresin meshkujt". Ja pse, sipas deshmive te bartesve popullore e te studiuesve, keto jane kenduar tradicionalisht e jane degjuar me kenaqesi e nderim te veçante jo vetem nder kuvendet e gjera popullore, nder dasma e festa te tjera apo prane oxhakut te kullave karakteristike malesore neteve te gjata te dimrit, por edhe para fillimit te nje beteje, madje edhe ne zjarrmin e luftes. Ja pse shtepia pa lahute, shtepia ku s'kendoheshin kenge kreshnikesh, konsiderohej si "shtepi e lanun", qe s'meriton respekt.

Per vete rrethanat e disfavorshme historiko-shoqerore te se kaluares (pushtimi osman, niveli i ulet i zhvillimit ekonomik etj.), qe kane kushtezuar edhe gjendjen e shkencave shqiptare ne ate kohe, interesi per eposin e kreshnikeve eshte i vone. Po te perjashtonim nje fragment te shkurter qe botoi albanologu i njohur e i nderuar Gustav Majer (G. Mayer) me 1896 ("Albanesiche Studien" VI), do te duhet te thoshim se mbledhja edhe botimi i ketij eposi realisht filloi ne krye te shekullit tone, sidomos ne vitet 20. Nder botimer kryesore te gjertanishme do te mund te permendeshin: "Epika legjendare", vellimi I dhe II (1996, 1983), "Chansonnier epique albanis" (antologji frengjisht, 1983) "Kenge kreshnike" (Prishtine, 1974).

Krahas botimeve me materiale faktike, filluan edhe studimet e eposit te kreshnikeve. Ne fillim ato qene kryesisht shenime te thjeshta e mbresa, qe erdhen duke u thelluar e u zgjeruar disi gjate viteve '30, per te arritur sot nje nivel mjaft te kenaqshem. Kurorezimi i gjithe kesaj pune studimore u be me simpoziumin "Epika heroike" shqiptare", (Tirane, 20-22 tetor, 1983), ku moren pjese edhe mjaft studiues te huaj dhe materialet e te cilit u botuan te plota ne permbledhesin "Ceshtje te folklorit shqiptar", vell. II dhe III (1986).

2. Tiparet kryesore.

Eposi i kreshnikeve i ka te gjitha tiparet e zhanrit, por edhe vecorite specifike, qe lidhen me klimen historike-shoqerore e kulturore ku lindi, u rrit, u maturua e jeton. Se pari, ai ka tri vecorite kryesore: Epizmin, frymen heroike dhe legjendaritetin.

Epizmi.

Eposi i kreshnikeve e pasqyron jeten ne forme tablosh te gjera "objektive". Frymemarrja e gjere eshte e pranishme ne cdo ind te tij: ne perleshjet dhe dyluftimet homerike, ne madheshtine e heronjve dhe te botes qe i rrethon, ne permasat e larta dhe tradhtite tronditese, ne ndjenjat dhe mendimet e thella (Muji, p.sh., kur mendohet "shikon barin kah po rritet"), ne gjatesine e poemave (mesatarisht dalin me 200, por edhe me 500, edhe me 1000 vargje), ne gjatesine e vargjeve (pelqehet me shume dhjeterrokeshi i bardhe - nje varg me mundesi te gjera shprehese)5 etj. Por epitetin objektive ne e vume ne thonjeza, sepse rapsodi shtiret sikur vetem tregon objektivisht si kane ndodhur ngjarjet, kurse ne fakt ai mban nje qendrim te caktuar, qofte edhe duke lene ate te nenkuptuar. Ne te njejten kohe, ne epos jane te pranishme, do te thoshim, me shumice, edhe detajet, situatat, trajtimet, personazhet e nje reference lirike: dashuria midis vellezerve e shokeve, dhimbja e humbjes se nje personi te dashur, gezimi i takimeve miqesore, ngjyrat plot shkelqim te nje peizazhi dhe lektisja para tij, portreti i nje vashe. Nje shembull teper shprehes lirizmi eshte, fjala vjen, vajtimi i thekshem i Ajkunes, gruas se kryetrimit, mbi trupin pa jete te djalit te saj te vetem. Veçse le te vihet re qe edhe ketu gjithçka perthyhet nepermjet prizmit epik, ruan permasat epike - dhembja e thelle e nenes, mallkimi i saj i fuqishem, keqardhja e elememteve te natyres dhe e bishave te malit: Qyqe vetem rrugen paske marre, / Kan’ zan’ vend yjt’ vajin me e ndie!/ Kur ka dale nder Lugje t’Verdha, / Ather’ nana hanen ka mallkue: / - T’u shkri-mt’ drita ty, o mori hane, / Qe s’ na çove ate nat’ nji fjale, / N’ Lugje, t’ Verdha shpejt me dale, / Bashk’ me hy n’nji varr me djale! . . . Kur ka shkue te varri i djalit, / Ka pa hin treqind vjeç; / Ahi ishte rrema - rrema, / Nji ma t’bukurin mbi varr po e shtin. / Mir’ po pshtetet per deg’ t’ ahit, / Pikon loti mbi varr te djalit . Kane lane kangen zogjte e malit, / Kane lane kangen me veshtrue ! / - Po a s’e din se kush ka ardhe, / Qe nuk çohesh per m’u fale, / More i miri i nanes - o ? / Amanet, o more bir, / Dil nji here ksi burgut t’ erret, / Fol me nanen qe t’ka rrite: / S’ m’ ke lan’ kurre kaq shume me prite ! . . . / More Omer i nanes - o! / A thue Gjogun me ta prue ? / Dil nji her’ per me lodrue, / Bjer nder gurra me u freskuè , / Kerko majat bashk’ me zana, / Se ty varrin ta ruen nana, / More i miri i nanes - o ! . . .

Edhe rrefimi eshte gjithashtu epik. Ai eshte plastik, monumental, i gjere, solemn, shpesh mjaft i hollesishem, zakonisht i shtruar, me nje qetesi sublime, pa ekzaltime, eufori e kuje, me nje force te brendshme e te natyrshme. Ne te zene vend te gjere perseritjet e formave te ndryshme ("Kqyr çka bani krajli per me ba", "Pak u vonue, shum’ s’ u vonue"), deri ne perseritjet e gjera epike, intonacioni zakonisht horizontalisht ose me dallgezime te lehta. Edhe melodia qe shoqeron poezine eshte e qete, recitative, disi monotone, por e thelle, si jehone malesh e kohesh te lashta. Ajo degjohet me endje, sepse plotesohet nga dramaciteti i ngjarjes, nga efekti i fjales a i figures poetike.

Fryma heroike.

Eposi shqiptar i kreshnikeve, siç del edhe nga kuptimi qe ka marre fjala kreshnik , eshte nje epos heroik. Fryma heroike e pershkon ate fund e krye; me brume heroik eshte ngjizur çdo strukture e mikrostrukture e tij.

Veçse ketu heroizmi nuk del si diçka e jashtme, si vetemburrje a si mjet per te terhequr simpatine e dikujt. Ai eshte krejt spontan, genuin, i brendshem, buron nga domosdoshmeria e rezistences dhe e perballimit te rreziqeve e te veshtiresive. Eposi e paraqet heroizmin si menyre mendimi, sjelljeje a veprimi, qe ve ne qender te sistemit te te gjithe vlerave trimerine, vetmohimin, qe i quan ato atribute te pandara te nje mjedisi shoqeror te percaktuar etnikisht, te nje menyre te veçante organizimi shoqeror. Ai e trajton heroizmin si nje tradite te lashte, si nje kult te vertete, si nje model etnokulturor te kristalizuar, madje te sakralizuar, gjate shekujve: Zoti t’ vraft, bre Krajle Kapidani, / Pes’ dekika liri me te dha -ne. / Tjeter t’ mir’ ne t’ paret s’na kan’ lane, / Kurrnja nesh veç mos me dek’ ne t’ shkrue -me, / Por me shpata m’ u pre tue kendue .

Legjendariteti.

Kete veçori ia jep eposit te kreshnikeve tipi i mendimit poetik mbi bazen e te cilit ai eshte ngjizur e qe meshiron. E ky eshte mendimi poetik legjendar, nje tip mendimi poetik karakteristik per nje shkalle te caktuar te zhvillimit shoqeror e qe, siç dihet, i paraprin mendimit poetik historik.

Ky tip mendimi perben themelin specifik te eposit te kreshnikeve si zhaner me vete, percakton menyren e pervetesimit te realitetit prej ketij eposi, menyren e raportit midis se vertetes artistike dhe se vertetes historike, natyren dhe tere sistemin e mjeteve shprehese. Thelbin e ketij mendimi e perben fondi i gjere i elementeve mitike, perrallore, fantastike, qe e shpreh realitetin ne menyre te legjendarizuar, jo sipas parimeve te ngjases a te mundesise, por, ne radhe te pare dhe kryesisht, sipas parimeve te se mrekullishmes.

Nje nder shprehjet e ketij tip mendimi ne eposin e kreshnikeve eshte prania ne te e nje lende te gjere poetike qe, per nga origjina, lidhet drejtperdrejt ose terthorazi me mitologjine, kryesisht me poetiken mitologjike. Midis morise se elementeve te kesaj lende do te mund te permendeshin: nje varg figurash mitike, tipike shqiptare, qe veprojne ne epos me cilesine e personazheve artistike (zanat6, te lumet e nates7, oret8, /shtojzovallet9, gjarperinjte qe u japin force kreshnikeve ose u sherojne plaget); zogjte qe paralajmerojne ngjarjet ose marrin e shpien amanete; vende te kulteve pagane (Mrizet e Medha, Lugjet e Verdha, krojet, pyjet, shpellat); trupat qiellore qe komunikojne me njerezit ose "marrin ndore" (Dielli, hena, yjet); "shpjegimet" e origjines mitologjike te kreshnikeve (Muji u be i tille, p.sh., nga qe piu "tamel gjini nga zanat); lindjet dhe rritjet e mrekullueshme (p.sh. maturimi si kreshnik qe ne moshen shtatevjecare); ngurosjet dhe çngurosjet e heronjve; vdekjet dhe ringjalljet; metamorfozat e lloj - llojshme fantastike (p.sh. kthimi i njeriut ne qyqe); mjetet ndihmese te mrekullishme ose, siç jane quajtur ndryshe, mjetet magjike (unaza magjike, qumeshti i gjirit te nenes, lengu i luleve, uji qe sheron syte, molla e arte); kundershtaret perbindesha (Arapi i zi, Bajlozi); etj., etj. Mbi themelet e poetikes mitike, eshte sajuar edhe gjithe ai sistem figurash hiperbolizuese ose personifikuese.

Duhet thene veçse e gjithe kjo lende mitologjike ne epos e humbet karakterin sakral, deri- diku zhvishet nga besimi ne te si realitet dhe kthehet ne lende estetike, ne lende qe ndihmon njohjen dhe pikturimin e realitetit sipas ligjeve artistike qe ndihmon per te theksuar ide te caktuara e per te karakterizuar personazhet e situatat. Kuptohet atehere se eposi nuk mund te identifikohet me mitologjine.

Si shprehje tjeter e mendimit poetik qe permendem, i cili perforcon karakterin legjendar te eposit, do te mund te kuptohej edhe poetika perrallore, e zhveshur nga vetedija e mirefillte historike dhe mbi bazen e se ciles jane krijuar me nje bukuri te rralle figurat e motivet imagjinare fantastike.

Ne fakt edhe pse ne epos historia ndihet qarte e buçet pas çdo situate a personazhi, jepet jo aq me detaje konkrete, reale, por ne menyre globale, ne trajte ideali, si leng historik; edhe pse eshte e pranishme, mjegullohet, erresohet nga hija e personazheve dhe situatave madheshtore. Prandaj ketu si ne baladat legjendare, perrallat legjendare, koordinateve historike te kohes e te hapesires u mungon saktesia e plote, ka diçka te percaktuar. Me sakte do te mund te thuhej se ketu historia perthyhet nen prizmin e poetikes legjendare, koha dhe hapesira jane kohe dhe hapesire epike, jo identike me kohen dhe hapesiren reale.

Ne eposin e kreshnikeve nuk kemi levizje lineare te kohes historike. Ketu zoteron perfytyrimi i nje kohe konvencionale, qe nuk i nenshtrohet datimit, qe nuk e perfill kronologjine, qe rrjedh ndryshe nga rrjedha reale dhe historike e saj. Ne epos koha mund te ndalet, te kthehet prapa, te ngadalesohet a te pershpejtohet (jo rralle, p.sh., dielli e ndal vrapin e tij, nata zgjatet, pranvera vjen me shpejt). Kjo ben qe edhe ngjarjet te mos vijne gjithmone njera pas tjetres, sipas nje rendi real kohor, por te mund te nderrojne vendet ose te ecin paralelisht. Nga ana tjeter, koha eshte thuajse gjithmone e shkuar e larget, gje qe duket edhe te shprehjet: "Nje here e nje kohe", "Kshtu m’kane thane se â ba moti" etj.

Ne eposin shqiptar te kreshnikeve karakterit konvencional, epik te kohes i perqaset edhe karakteri konvencional i perfytyrimeve per hapesiren. Edhe ketu kemi diçka te percaktuar. Hapesira, si te thuash, jepet ne vija te trasha e ndahet po keshtu ne bote te heronjve e ne bote te huaj. Rrjedhimisht koncepti i eposit per hapesiren nuk perkon plotesisht me vendbanimet reale historike, edhe kur aktivizohen toponimet e tyre. Ne te njejten kohe, sipas poetikes legjendare, ne nje bote te papercaktuar, sidomos kur ajo eshte e larget, ashtu si ne kohen e larget, mund te ndodhin lloj-lloj çudirash, te hasen te papritura dhe veshtiresi qe perballohen vetem nga guximi dhe forca e kreshnikeve. Keshtu qe papercaktueshmeria dhe largesia relative kohore dhe hapesinore nuk jane vetem rezultat e legjendaritetit, por edhe mjaft per ta rritur ate, per te rritur karakterin e jashtezakonshem dhe prestigjin epik te ngjarjeve.

Diçka e tille vihet re edhe tek antroponomia e te vlera e numrave. Per eposin ka rendesi jo emri i personazheve, por qenesia, permbajtja, karakteri, profili artistik, botekuptimi dhe psikologjia e tyre. Prandaj emrat edhe mund te nderrohen. Ne fakt ne eposin shqiptar te kreshnikeve nje pjese e mire e personazheve mbajne emra myslimane. Ky eshte rezultat i kohes se sundimit osman (fundi i shekullit XV-1912) e ka ndodhur edhe me krijime te tjera te lashta poetike shqiptare, te cilat tek arbereshet e Italise10, si dhe ne mjaft krahina te vendit, ruajne edhe sot e kesaj dite personazhe me emra me te hershme te krishtere: Kostandini i Vogelith, p.sh. (heroi qe rikthehet diten e marteses se gruas), eshte riemeruar Ymer Aga, Kostandini tjeter (vellai i vdekur qe ringjallet per te plotesuar fjalen e dhene, - te çoje prane gjinise motren e martuar larg) eshte kthyer ne Halil Garria, Hyseni i vogel etj. Madje ne ndonje rast procesi i islamizimit ka mbetur ne mes: ne nje variant te balades se rinjohjes moter-vella, vellai quhet Gjon Pretrika (emer i krishter), kurse motra Fasilet (emer mysliman); tek emri i nje kreshniku Gjergj Elez Alia - pjesen e pare e kemi te krishtere, kurse te tjerat myslimane. Edhe nje varg numrash (perdorim me te gjere kane: 3, 7, 9, 12, 30, 40, 300) nuk kane vlere reale, matematike, por jane kryesisht konvencionale, numra epike klishe (perdoren, p.sh. per te dhene idene e shumices e te madhesise).

Karakteri polistadial.

Vete lenda poetike e eposit shqitar te kreshnikeve deshmon se ai nuk eshte krijuar njeheresh. Si çdo fenomen tjeter artistik ai ka pasur lindjen, veterritjen, maturitetin dhe pleqerine e tij me nje shtrirje te gjate ne kohe. Gjate kesaj kohe çdo periudhe historike i ka dhene eposit nje lende te caktuar historiko-shoqerore e poetike, ka lene vulen e saj ne te. Prandaj eposi, ashtu siç na erdhi qe kur filluam ta njohim, u ngjan deborave alpine ku shtresa ze shtresen, ose nje pikture te vjeter mbi te cilen jane hedhur shtresime te reja. Kjo i jep atij karakter te spikatur polistadial. Sigurisht, vete poetika legjendare qe zoteron ne epos, fakti qe ai, si forme artistike, disi e "tjeterson" realitetin e mund te aktivizoje edhe ne kohe te vona, lende me origjine poetike te sterlashte, perzierja ne ndonje drejtim i lendes se shtresave te tij, ben qe keto te fundit te mos dallohen lehte; por folkloristika shqiptare ka dalluar tashme qarte mjaft prej ketyre shtresave.

Gjithsesi, jane krejt te dallueshme dy shtresa, ajo paraosmane dhe ajo pas pushtimit osman. Ne te vertete shtresa pas pushtimit osman eshte teper e holle ne krahasim me te paren. Ajo perbehet kryesisht nga emrat myslymane te disa kreshnikeve, nga armet e reja qe hasen ndonjehere (armet e zjarrit), nga ndonje element te leksikut me prejardhje osmane, nga ndonje incident i rralle11 ose kenge (si te tille kemi vetem nje)12, qe i ben jehone konfliktit shqiptaro-osman. Kjo eshte nje shtrese qe i eshte hedhur eposit tone si nje fare pelerine e lehte e plot te çara, te cilen eposi mund ta rrezoje vetem me nje levizje te shpatullave te tij te fuqishme.

Shtresa tjeter, paraosmane, eshte shtresa baze e eposit, qe i jep atij fizionomine ideoartistike si nje forme e veçante folklorike. Ajo eshte pakrahasimisht me "e trashe", e plote dhe e rendesishme sa shtresa pasosmane. eshte pikerisht kjo qe zbulon dhe e percakton eposin si zhaner, si forme te veçante folklorike, si monument artistik, me volumin, strukturen dhe formen e tij. Ajo perbehet nga gjithe ato elemente qe u permenden me lart, kur u fol per karakterin legjendar te eposit, si dhe nga gjithe problematika themelore, lenda baze historiko- shoqerore, etnografike, muzikore etj., per te cilat do te flitet me poshte. Por edhe brenda kesaj shtrese dallohen nenshtresa te ndryshme. Kuptohet se, per arsyet qe u permenden, dallimi i tyre eshte disi me i veshtire dhe kufijte me pak te percaktuara. Keshtu, ne epos gjejme elemente te matriarkatit (vendi i veçante i nenes, ne nje kohe kur babai i kryekreshnikeve mungon krejt, elemente te respektimit te "vijes se tamlit", vendi i veçante i dajes-avunkulati etj.), por edhe te tilla (dhe ato perbejne shumicen) te patriarkatit; zana diku paraqitet ne fazen e saj me te lashte, "te eger", si force armiqesore per kreshniket (p.sh. te kenga "Martesa e Mujit"13), por me tej njerezohet (humbet virgjinitet-in14, fiton nje konstitucion psikologjik si te malesoreve, - mban besen, behet vellam me kreshniket, - i ndihmon ata dhe u kerkon ndihme, perzihet ne punet e tyre), ashtu, madje ne nje mase me te madhe, si perendite e "Iliades"; ndonje figure tjeter, edhe pse ruan thelbin e vet te origjines mitologjike, ne ndonje drejtim thith lende historike relativisht te vone. Bajlozi eshte nje perbindesh, qe vjen nga deti, por mban emrin e njohur nga hierarkia evropiane mesjetare - Bajulus - dhe kerkon taksen karakteristike feudale bizantine "tym per tym"15, (ishte shkruar diçka qe une s’e kuptoja).

Nje gjendje e tille na lejon ta perfytyrojme rrugen e eposit shqiptar te kreshnikeve si ate te nje topi debore qe e nis rrukullimen nga maja e malit, rritet gjate saj, per te ndaluar diku, per t’u shkrire disi duke humbur pjese te tera e duke "fituar" ndonje shtrese te re. Por berthama kryesore e ketij masivi mbeti qe mbeti e paprekur. Kjo i ka ndihmuar folkloristet shqiptare te percaktojne nje varg kengesh (rapsodish) qe i perkasin kesaj berthame e qe, bashke me rapsodi te tjera, perbejne fondin e lashte a me te vone, por, sidoqofte, paraosman te eposit. Prej tyre po permendim sa per shembull: "Martesa e Mujit"16, "Fuqia e Mujit"17, "Martesa e Halilit"18, "Gjergj Elez Alia"19, "Deka (= vdekja) e Halilit"20, "Omeri prej Mujit"21, "Muji i varruem (= i plagosur)"22, "Ajkuna qan Omerin"23

Mirefilltesia popullore (karakteri fshatarak).

Teoria e pergjithshme e eposit ka provuar se ai lind ne ate kohe, ne ato vende, ne ato krahina te nje vendi, ne ate komb, popull a shtrese te popullit ku ka probleme te medha, shqetesime te medha, ballafaqime te medha. Eposi shqiptar i kreshnikeve i ka gjetur problemet e tilla te populli shqiptar, me sakte te pjesa fshatare e tij. Ishte pikerisht kjo pjese, qe ishte e interesuar me shume se kushdo tjeter per problemet madhore qe trajton eposi. Jo vetem kaq, por edhe zgjidhja e ketyre problemeve ne epos behet nga pozitat psikologjike e botekuptimore, kryesisht te fshataresise se thjeshte, qe eshte mesuar te jetoje me pune te ndershme, me zemer e duar te pastra. Ja pse ne epos zgjidhja e problemeve qe shtrohen behet pergjithesisht nga pozita e jo nga sulmi per te perfituar nga ajo qe u takon te tjereve; nga trajtimi me dinjitet i te huajve e jo nga mendjemadhesia (ne epos flitet me respekt edhe per armiqte, vleresohet trimeria e tyre; ata mund te urrehen, te denohen e te vriten, por nuk mposhten).

Ne epos jepen me plot ngjyra e saktesi mjediset fshatare, kryesisht malore (ku dielli "shum’ po shndrit e pak po nxeh"), natyra qe i rrethon, menyra e jeteses se njerezve qe jane mesuar te perballojne ashpersine e terrenit e te klimes, rreziqet dhe veshtiresite. Aty nuk ka as edhe nje gjurme nga mjediset e molepsura, "shkelqimi" i jetes, mireqenia dhe orgjite feudale. Por ndryshon puna kur jepet, te themi, jeta e antagonisteve, te cilet notojne ne luks, ndonjehere edhe ne ves. Ja nje pergjigje plot interes qe i jep Kraleviç Markut kreshniku Musa Arbanasi, pasi kujton lindjen e te parit ne saraje te medha e shtroje te buta: Mue shqiptarja e ashper me lindi / Atje te dhente, ne gurre te ftohte, / Me plaf te zi me mbeshtolli, / Me fije ferrash me lidhi, / Me qull tershere me ushqejti .

Edhe mjetet artistike me te cilat trajtohen problemet, jane tipike per folklorin fshatar; sigurimi i gjithe arsenalit te figuracionit nga mjediset blegtorale, bujqesore e nga natyra.

Karakterin e mirefillte popullor, folklorik ia jep eposit edhe tipi i rapsodit, i bartesit dhe ekzekutuesit te tij. Keta kane qene teresisht blegtore, bujq e fshatare te thjeshte, qe kane kenduar per qejf te tyre. Pra, s’ ka patur rapsode oborresh, rapsode profesioniste e qe te kene kenduar per hesap te te "medhenjve", duke i lavderuar ata, kundrejt nje shperblimi.

Mirefilltesine popullore, folklorike e deshmon edhe mungesa ne epos i ndikimeve te artit te kultivuar.

welcome to our page respekt from shpixi

Today, there have been 1 visitors (2 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free