niti - perrala "Djali gjahtar"

ROCK NITI
perralla "koha dhe dashuria"
perrala "Djali gjahtar"
perralla "Njeriu dhe fytyr' e vet"
tregime te moqme shqipëtare
cikli i kreshnikeve fuqija e mujit
cikli per kenget e kreshnikeve
kenget e kreshnikeve vajtimi i ajkunes
kenget e kreshnikeve martesa e halilit
kenget e kreshnikeve omeri i ri
kenget e kreshnikeve muji e vret pahun harambashin
kenget kreshnike mejdani i mujos me balozin
perhapja dhe shtrirja territoriale e perralles
diqka me shum rreth kreshnikeve
qfar kan kuptim kenget kreshnike
koment per kenget kreshnike
kenga kreshnike e doqines (dorentines)
kenga kreshnike vajtimi i ajkunes
Naim Frasheri
legjenda shqipetare "gjasht e gjasht dymbedhjete"
legjenda e "gjergj markut"
legjenda eGgjergj Elez Alise
legjenda "e bija e henes dhe e diellit"



 
"Djali gjahtar" Një djalosh kishte dalë për gjah ne malet e Shqipërisë. Një shqiponjë fluturoi sipër tij, dhe u ndal në majë të një shkrepi. Shqiponja ishte jashtzakonisht e madhe dhe mbante në kthetrat e saj një gjarpër. Mbas pak shqiponja fluturoi prej shkembit ku kishte çerdhen. Djaloshi u ngjit atëherë në majë te shkembit, dhe gjeti në çerdhe zogun e shqiponjës qe po luante me gjarprin e mbytur. Por gjarpri nuk ishte vërtetë i mbytur. Befas ai lëvizi, ngriti koken, nxori thimthin dhe bani me pickue zogun. N'atë çast djaloshi nxori harkun, dhe vrau me shigjetë gjarprin. Pastaj ai mori zogun e shqiponjës dhe u nis per ne shpine e tij. Befas ai degjoi mbi krye zhurmën e krahëvet te shqiponjës. "Pse ma grabite foshnjen?" thirri shqiponja. "Foshnja është imja, sepse unë e shpëtova nga gjarpri që ti nuk e kishe mbytur" u përgjegj djaloshi. "Ma jep foshnjen time, dhe unë të jap si shpërblim mprehtësinë e syvet të mi dhe fuqinë e krahëvet të mi. Ti do të jeshë i pamposhtur dhe do të marresh emrin tim!" I riu i dha shqiponjës zogun e saj. Kur u rrit zogu, ai i sillej mbi krye djaloshit, që tash ishte bërë burrë. Me harkun e tij ai mbyti shumë bisha të pyllit, dhe me shpatën e tij preu shumë armiq të vendit. Ndër të gjitha këto vepra shqiponja i printe dhe e drejtonte. I çuditur nga këto punë, populli e zgjodhi mbret gjahtarin trim. Ai (populli) e quajti Shqiptar, që do me thanë "Bir i shqiponjës", dhe mbretëria e tij mori emrin Shqipëri, që do me thanë "Vendi i shqiponjave." (Kjo perralle e lashtë e popullit tone, eshte marre nga libri "Tregime te mocme Shqiptare - Perralla e shqiponjës") "Koha dhe dashuria" Koha shqyen ditet e saj indiferente te ankthit dhe te shpresave te njerzve. Shtepia e tij eshte afer dhe ererat fryjne mbi muret e saj...ndonjehere duken sikur do ta heqin me gjithe themele,dhe kur deti eshte ne furtune,zhurma e tij eshte si nje ze njerezor,nje ze prej te mallkuari qe duket sikur thote... "koha kancelon ngrohtesite,nostalgjite madje dhe fytyrat." Dashuria nuk nje meri,nuk di asgje mbi hakmarrjen. Dashuria fal kancelon... Shtepia e saj eshte afer pyllit dhe qielli driteron me njemije riflekset e tij te arte.Dhe eshte si nje magji ne ajer. Koha eshte zhdukur,ka mbetur vetem dashuria. Dashuria qe eshte gjithmone jashte kohes e qe bertet... "LUMTURI'...LUMTURI'...LUMTURI'..." Koha dhe dashuria nuk njihen,jetojne larg njera-tjetres,por cdo njera prej tyre di per egzistencen e tjetres. Koha do te donte ta njihte dashurine per ti mbushur mendjen qe eshte e gjitha gabim,qe heret a vone gjithcka mbaron,qe egziston e kaluara,qe egzistojne kujtimet,do ti bej te kuptoj qe ajo eshte e kokeforte,e pafund,qe gjerat ndodhin e nuk ka shume kuptim ti jape atyre nje kuptim sepse koha kalon e palodhshme. Dashuria perkundrazi do te njohe kohen per ti thene qe nuk e duron monotonine dhe gjerat tashme qe dihen,qe do rrezikun,te paprituren,emocionet e forta...qe adhuron te ndihet e lire si nje zog dhe qe nuk do ta lejoje kurre qe ti prej krahet,perkundrazi do ti propozoje te fluturoj me te ne infinit. Dhe keshtu vendosen qe te takoheshin ne gjysem rruge mbi nje koder plote me lule e me peme jeshile dhe me fruta shumengjyreshe e te shijshme. Koha dhe dashuria me ne fund bashke qe te dyja te bukura dhe imponente gati per te bere beteje njera kundra tjetres;secila e bindur ne fitoren e ceshtjes se vet. Dashuria foli e para duke e goditur kohen drejt e ne zemer. Duke i folur balle per balle duke e pare ne sy dhe... "Dashuria? Eshte esenca e vete jetes,eshte ndjenja e mrekullueshme qe shkrihen ne nje trup unik. Eshte pasion,ledhatim,zoterim."......nersa koha e shikon e i pergjigjet " Qellimet nuk kane rendesi,rendesi kane faktet dhe per te gjithe koha kalon,gezimet e medha vdesin,ashtu si dhimbjet e medha gjithmone... Por eshte e veshtire te arsyetosh kur shikon ne syte e dashurise;dhe kjo i ndodhi kohes ne vete momentin kur shikimi i saj u shkembye me ate te dashurise;nuk ja doli te drejtoje dashurine,sepse ishte dashuria qe drejtoi ate duke e bere te enderroje sikur ishte ne nje ishull te larget me diellin midis palmave dhe mes koraleve. Dashuria,dashuria e vertet,ajo e kompletuar sensibilizon zemrat edhe ate te kohes qe u shkri ne ate te dashurise duke u bere keshtu nje gje e vetme. Koha nuk egzistone me,ishte bere dhe ajo dashuri. "Vij te jetoj me ty.Yjet jane ne qiell dhe endrrat bashke me ne;jemi ne qe mund te vendosim qe koha dhe dashuria jane nje gje e vetme." Bashke iken duke kenduar: "Jeta jone nuk do jete nje gjethe e vyshkyr qe vallezon ne boshllek,por nje kopesht jeshil,nje qiell i kalter. Do jete dashuri e pafund."

Name:
Your Email address:
Homepage:
Your message:

<-Back

 1 

Continue->

Name:-
Homepage:-
Time:02/27/2007 at 3:56pm (UTC)
Message:;-)???

welcome to our page respekt from shpixi

Today, there have been 1 visitors (1 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free