niti - qfar kan kuptim kenget kreshnike

ROCK NITI
perralla "koha dhe dashuria"
perrala "Djali gjahtar"
perralla "Njeriu dhe fytyr' e vet"
tregime te moqme shqipëtare
cikli i kreshnikeve fuqija e mujit
cikli per kenget e kreshnikeve
kenget e kreshnikeve vajtimi i ajkunes
kenget e kreshnikeve martesa e halilit
kenget e kreshnikeve omeri i ri
kenget e kreshnikeve muji e vret pahun harambashin
kenget kreshnike mejdani i mujos me balozin
perhapja dhe shtrirja territoriale e perralles
diqka me shum rreth kreshnikeve
qfar kan kuptim kenget kreshnike
koment per kenget kreshnike
kenga kreshnike e doqines (dorentines)
kenga kreshnike vajtimi i ajkunes
Naim Frasheri
legjenda shqipetare "gjasht e gjasht dymbedhjete"
legjenda e "gjergj markut"
legjenda eGgjergj Elez Alise
legjenda "e bija e henes dhe e diellit"



 
Çfarë na thonë këto vargje epike popullore shqiptare ?
Kuptimi dhe zberthimi i tyre i hollsishem :

Të gjithë Shqiptarët nëper miera vjeçarët e historisë së ekzistencës tonë si komb e si popull, i jemi falur një Zoti të vetëm, atij që ka qënë, është e do të mbetet krijuesi e inspiruesi i gjithsisë, mbrojtësi dhe drejtuesi i gjithçkaje në këte Uneivers. Ashtu, pra Perendia ka qënë fillimi i parë i çdo vepre, deri dhe i fillimit të përshkrimit të historive tona në kënge e vargje.
-Fjalet “ Fort po shndrit ai Diell e pak po nxe” : Kanë domethënien se e vërteta mbi komibn e popullin shqiptar ka shkëlqyer gjithmone e jetes në vetvehtën dhe vëndin e vet, si dielli, por shumë pak dhe pothuajse aspak nuk është rrespektuar nga vëndet fqinjë dhe aq me pak nga ato shtete e fuqi të tjera që njiheshin gjatë shekujve dhe që kishin filluar të bënin pazare me trojet e vëndeve të tjera, e sidomos me trojet e Shqiptarve.
“Rrapi i Jutbines” Nje peme gjigande qe rritet deri ne puthje me rete, qe jeton qindra vjet e qe nuk i shuhet fara kurre, eshte simboli krahasues me origjinali, qe ka gjetur krijuesi popullor per krahasimin e kombit shqiptar. Rrenjet e rrapeve shkojne aq thelle ne toke, gje qe tregon per vete rrenjet tona te lashta kombtare shqiptare. Bashkë me ahet që gati po thehen prej debores se madhe… ato janë kryeqëndrat e banuara në trojet veriore Ilire-Shqiptare, eshte vete simboli i kombit me kryeqendrat e veta, në një jetese bolleku e qetsie të cilën populli e tregon me ngarkesën e deborës nëpër ahe, si simbol i rifreskimit, i ringjalljes së jetës dhe pasurise…. Pra në fiset e familjet Shqiptare nuk kishte varfëri në ato kohra, por kishte një ftohtesi jete prej luftrave, të ftohta, acar, aq sa kishte ngrire jetën, krojet dhe lumenjte, çdo gjë të levizshme… Jetën e ngrijne, e ndalojne luftrat, shkatrrimet, barbarit e armiqve që vijnë si rrebeshe, sa dhe deri elementet e parë të jetës i ndalojnë…
Ato luftra kishin ngrire gjithe jeten në trojet veriore Shqiptare, pasi burrat kishin rrokur armët dhe kishin dalë përballë sulmuesve që u binin kufijve të Ilirise në veri, herë mbas here, e në ato luftra nuk ishte e lehte të dilnin as vetë fitimtarët pa viktima. Shumë gjatë vazhdonin ato luftra, sa që vashat Shqiptare të cilat mbanin mbi supe jo vetëm peshën e mbajtjes gjallë të jetesës në familje, furnizimin e burrave në luftë me ushqime e veshje, rritjen dhe edukimin patriotik, trimeror të fëmijëve, por edhe vetë, shpesh, kur armiku depërtonte deri afër vendbanimeve, ato përlesheshin fyt më fyt me barbarin… Ato gra Shqiptare të atyre kohrave e ndiqnin zhvillimin e luftrave dhe bënin llogarite aq sakt saqë në momentet më të rrezikshme kur ato parandjenin humbjen apo shuarjen e fiseve dhe krahinave të tana të cilat binin nën thember të armiqve, ato paralajmronin tërheqjen drejt thellesive të zemrës Ilire, siç ishin malet apo qytetet e Shqipërise veriore.
Në përpjekjet e tyre për ta shpëtuar gjallërimin e jetës në viset e trojet shqiptare, ato e krahasonin luftën me motin e keq, të eger, të ftohtë që shkatrron çdo gjë dhe deri bagëtite, nuk kanë me ujë as ushqim. Mirpo kur diku larg në majet e bjeshkve shikonin burrat e tyre apo mashkujt e fisve Shqiptaret që po ktheheshin nga luftrat kundër armiqve me një gjysëm fitore, apo tërheqje, si disa gjahtarë që nuk kanë arritë ta kapin apo ta gjuajnë gjahun që kanë pasë si qellim… Pra nuk kanë arritë ta debojnë armikun përgjithmonë, pasi ai kishte zënë vënd diku në cepat e kufinjve, ku vinte çdo dite duke e shty nga një gjurme, brenda territoreve Ilire-Shqipetare…
Betejat e Legjendave të Mujit dhe çetave të Jutbines lidhen gjithnjë me një lumë të madh, ku shpesh stuhite e luftrave i perplasin në brigjet jugore e veriore të atije lumi… Mirpo në legjenda na thuhet se Gjeto Basho Mujo, si perfaqsues i popullit shqiptar ne ato kenge epike e legjendare, i ka kullat në krahun jugor të atijë lumi…do me thene se kufinjte e shqiptarve fillonin aty...

welcome to our page respekt from shpixi

Today, there have been 3 visitors (4 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Do you want your own website too?
Register for free